Kajtazi: Ali Ahmeti e Albin Kurti ishin direkt në garë, u pa kush fitoi

Analisti Vehbi Kajtazi kla thënë se e ka parë si shumë problematike ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti në procesin zgjedhor në Maqedoni të Veriut.

Kajtazi tha se angazhimi i qeverisë në një fushatë aq të hapur dhe siç e quajti ai, brutale ndaj Ali Ahmetit, është e pakuptimtë.

“Ali Ahmetin nuk e shoh vetëm si politikan atje, por e shoh si një figurë me vlerë dhe histori që lidhet me vendin tonë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë të drejtën e botës për ta pensionuar Ali Ahmetin, por je ne prej këtu të ndërhyjmë në një proces atje.

“Për mua është një lloj mosmirënjohje për kontributin shumëvjeçar për liri dhe pavarësi të Kosovës, i cili s’ka lypur dhe s’ka marrë asgjë këtu. Ali Ahmeti direkt ka qenë në garë bashkë me Albin Kurtin dhe e pa kush fitoi”, tha ai në Rubikon.

Më tej, Kajtazi tha se me këtë veprim të qeverisë, është legjitimuar absolutisht ndërhyrja e Serbisë në Listën Serbe në Kosovë.

“Ne e patëm një proces i cili dështoi, dhe dështoi me një thirrje të Beogradit. Ndërkohë, Serbia e ka të drejtën e angazhimit direkt për serbët në Kosovë me Kushtetutë tonë dhe Kosova s’e ka e as Maqedonia e Veriut s’ia jep këtë të drejtë Kosovës për t’u kujdesur për shqiptarët atje”, tha ai.