Kajtazi: Kurti nuk e pranon Asociacionin në fund të mandatit se s’ka çka i thotë popullit në fushatë

Opinionisti Vehbi Kajtazi, thotë se kryeministri Albin Kurti në fund të mandat të tij nuk do ta zbatojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Unë besoj se zotëri Kurti nuk do ta zbatoj Asociacionin në fund të mandatit”, tha ai në emisionin Rubikon.

“Pra, ky nuk e ka problem Asociacionin sepse e ka pranuar, por e ka problem ta zbatoj në fund të mandatit, sepse çka do të iu thotë ky njerëzve në fushatën e ardhshme zgjedhore, çka do të iu premtoj atyre”, shtoi Kajtazi.