Kajtazi: Kurti po punon që të rrëzohet nga Amerika

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është trim. Madje sipas tij, Kurti është duke punuar që ta rrezojë Amerika nga pushteti.

Mirëpo, siç shkruan ai në Facebook, “Kurti nuk e di se këdo që e ka rrëzu Amerika, nuk është ngritur kurrë ma”.

“Albin Kurti nuk eshte trim. As njeri qe lufton, ndonese ka qejf me qene i tille sepse e ka deshmu me çertifikaten e veteranit te rrejshem. Idene se do lufte me Serbine e ben per vota e jo qe ia mbane.

Se nuk eshte trim e ka deshmu kur ka qene koha. Ai po do me çdo kusht qe ta rrezoje Amerika nga pushteti. Po punon per kete. Vetem se nuk po e di qe kedo qe e ka rrezu Amerika nuk eshte ngritur kurre ma”, shkruan Kajtazi.