Kajtazi për vizitat e PDK-së te Veseli e Thaçi: Secili vjen prej Hagës me një rren, m’tha Hashimi e Kadria kështu

Analisti Vehbi Kajtazi ka folur për vizitat e eksponentëve të PDK-së në Hagë tek ish-presidenti Hashim Thaçi dhe te ish-kryeparlamentar Kadri Veseli.

“Janë duke shku shpesh eksponentë të PDK-së në Hagë, secili që vjen prej atjehit vjen me një rren. Thotë “mue m’tha Hashimi qeshtu”, “mu m’tha Kadria qeshtu”. Edhe tash përmes tyre ndërtojnë storie për të ardhmen dhe drejtimin që ka me marrë PDK-ja”, tha ai.
Kajtazi ka folur edhe rreth të ardhmes së Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën e udhëheq Memli Krasniqi, që nga koha kur Kadri Veseli u arrestua nga Gjykata Speciale nën dyshimet për krimet të luftës.
Kajtazi vlerësoi se e ardhmja e PDK-së lidhet me të ardhmen e gjykimit në Hagë kundër Veselit dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tutje, ai theksoi se PDK-ja ende nuk ka arritur të çlirohet nga Thaçi dhe Veseli, andaj, sipas Kajtazi, Krasniqi shihet si ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së.

“Memli është një lloj ushtruesi i detyrës, ai është kryetar legjimit, por aty (në PDK v.j.) e shohin kështu” – tha ai për Periskopin.