Kajtazi: Rruga e re Prizren-Tetovë do ta lehtësojë shumë transportin e drogës

Analisti Vehbi Kajtazi ka vazhduar valën e reagimeve, ironive e shakave të shumta pas arrestimit të Besnik Mujeci, asamblist i VV-së, në Shqipëri si i dyshuar për trafikim të drogës.

Ai ka shkruar në Facebook se rruga e re Prizren-Tetovë – për të cilën projekt kryeministri Kurti ka shpalosur detaje ditë më parë – do “ta lehtësojë shumë transportin e drogës”.

Kujtojmë se arrestimi për drogë i Besnik Mujecit, asamblistit të VV-së në Prishtinë, ka nxitur reagime të ashpra në vend. Partitë opozitare kanë kërkuar nga organet e drejtësisë të hetohet më gjerësisht ky rast, duke pretenduar se bëhet fjalë për një rrjet kriminal.