Gratë kosovare përpos dhunës psikike e fizike që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, shpesh marrin edhe kërcënime serioze nga ta. Si rrjedhojë çdo ditë e më shumë raportohen raste të dhunës në familje.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 17:00 në fshatin Gramaçel të komunës së Deçanit, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij.
Ferizaj: Fqinjët shpëtojnë 30 vjeçaren, i dashuri e kishte rrahur e mbyllur për 3 ditë në shtëpi
Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 25-vjeçarja e cila ka deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj gjatë kohës që po e dërgonte te babai me ç’rast e kishte goditur.
Posa kanë arritur në shtëpinë e familjes së gruas, 31-vjeçari dyshohet se e ka kërcënuar me vdekje bashkëshorten e tij duke iu drejtuar me fjalët ‘kam me ta jep plumbin në ball’.
Kjo ka ngjallur frikë të madhe te 25-vjeçarja e cila ka vendosur që rastin ta denoncojë në Polici, ku ka bërë të ditur se tash e një kohë të gjatë ka presion dhe dhunë psikike nga bashkëshorti i saj.
Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Me varkë drejt Anglisë, shpëtohen 48 emigrantë, shumica ishin shqiptarë