Kamberi: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak marketing i Vuçiq, por të refuzohet nga shqiptarët e Luginës

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka thënë se paralajmërimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook theksoi se rajoni ka nevojë për paqe dhe progres, pasi vendimet e tilla i rikthejnë vitet e 90-ta.

“Paralajmërimet për shërbim të detyrueshëm ushtarak në Serbi, edhe pse levizje strategjike marketingu nga Presidenti Aleksandar Vuçiq është I papranueshëm dhe duhet të refuzohet nga shqiptarët e Luginës së Preshevës”, shkroi Kamberi.

Kamberi tha se Serbia, sot nuk është e kërcënuar nga asnjë prej vendeve fqinje.