Kanoset me armë një person në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Është kanosur me armë zjarri dje një person në Tenezhdoll të Prishtinës, nga një person me të cilin kishte mosmarrëveshje në komunikacion.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull  kosovar si dhe e kishte gjuajtur me një sëpatë duke i dëmtuar veturën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.P