“Kapitalistët kanë thyer dinjitetin e qytetarëve”, Shala tregon pse rinia është e “etur” ta lë Kosovën

Azdren Shala, historian ka folur në “Pressing” të T7, të martën për arsyjet se pse qytetarët e sidomos rinia po largohen nga Kosova.

Ai ka thënë se “kapitalistët kanë thyer dinjitetin e qytetarëve”.

”Çfarë ka ndodhur me pronën private dhe kapitalistët në Kosovë është që çdo ditë e më tepër po iu marrin njerëzve dinjitetin. Njerëzit ikin nga këtu për një shkolim më të mirë gjë që Kosova me asnjë  politike arsimore prej paslufta nuk e ka siguru. Pra njerëzit kanë edhe shumë arsyje të tjera. Na s’kemi arsim, s’kemi shëndetësi, s’kemi infrastrukturë, s’kem asnjë rregull”, ka thënë Shala.

Më tutje, ai ka deklaruar se “Qeveria duhet të bëjë diçka për këtë çështje”.

Por ai ka shprehur dyshime që “Qeverisë Kurti i konvenon largimi i qytetarëve”, pasi sipas tij “diaspora në votime gjykon me terma të përgjithshme”.