Kearns: Ende s’ka pasoja për Serbinë pavarësisht vrasjes së policit në veri

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se ende nuk janë vendosur masa ndaj Serbisë, pavarësisht vrasjes së policit kosovar në Banjskë të Zveçanit.

Në llogarinë e saj në platformën X (ish-Twitter), ajo ka theksuar se ish-nënkryetari i Listes Serbe, Milan Radoiçiq, mbetet i lirë në Serbi.

“Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, ShBA-ja, BE-ja, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo.