Kërcënohet rëndë aktori kosovar, Çun Lajçi

Aktori kosovar, Çun Lajçi është kërcënuar seriozisht në llogarinë e tij në Facebook.

Lajçi i ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të rendit.

“Këta ia pafshin hajrin padisë, nesër në mëngjes, se borxh as hak s’u pata! Kqyrni çfarë mërgimtarësh ka atdheu në Gjenevë e n’Gjermani!” ka shkruar ai.

Kërcënuesit i kanë shkruar mesazh se ‘do ta gjejnë ku është e do ta ngrehin zhag duke e lidhur për veturë’.

Ky është mesazhi kërcënues që ka publikuar Lajçi: