Kërkohet shtrenjtimi i rrymës deri në 88 për qind (GRAFIKA)

KESCO më 12 gusht ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë, ka raportuar Radio Evropa e Lirë.

Sipas kërkesës, rritja parashihet deri në 88% për amvisëritë, dhe 70% për bizneset.

Kërkesa pritet të diskutohet brenda 20 ditësh pune nga ZRRE-ja.Radio Evropa e Lirë ka realizuar një grafikë e cila prezanton tarifat e reja të energjisë.

Sipas infografikës, tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën 800 kilovat në orë, nga 2.89 centë është propozuar të bëhet 5 e 43, ndërsa e larta për këta konsumatorë nga 6.75 në 12.86.

Për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat, është propozuar që tarifa e ulët të bëhet nga 5.90 në 11.09, derisa e larta nga 12.52 në 23.53.

Për konsumatorët komercial nga 4.96 në 8.43 tarifa e ulët, derisa e larta nga 6.69 në 11.37.