Kerquki: E papërgjegjshme që familjet të ngarkohen me blerjen e librave

Gazetari Leonard Kërquki ka reagaur në lidhje me dështimin e Ministres Nagavci për të siguruar librat për nxënësit.

Kërquki e ka quajtur të papërgjegjshme, që familjet të ngarkohen me blerjen e librave, të cilat nuk janë aspak të lira.

E plotë:

Ministria e Arsimit po thote nuk kemi mujt mi ble librat shkollore per shkak te çmimit te paperballueshem. Por, po thote se paret per mi ble librat kemi me ua dhane direkt prinderve. Nese shteti s’ka pare mi ble librat direkt, qysh po mendojne se kane mi bo paret per me ua dhane prinderve qe pastaj ata mi ble librat vet?!

E thjeshte, si me ate sigurimit per mergimtare, e dijne se jo krejt prinderit kane me apliku per rimbursim edhe keshtu ia hedhin paq.

Ne krejt kete ngritje te çmimeve, besoj se eshte e papergjegjshme qe familjet me qene te ngarkuara edhe me blerjen e librave – qe s’di a e dini, por nuk jane aspak te lire.