Sot, nga fshati Cërmjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.
Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi është duke u bërë në Rracaj të Gjakovës.
Në rivarrimin e të ndjerës është parë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari-Lila, Hajdar Beqa dhe Saranda Bogujevci.
Trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cërmjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.