Këta janë dy të arrestuarit për shpërthimin në lagjen Kodra e Trimave

Hetimet Rajonale në Prishtinë kanë arrestuar të martën dy persona të dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, incident ky që kishte ndodhur më 22 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë. Dy të rinjtë po dyshohen se kishin vendosur një granatë dore në afërsi të një shtëpie në atë pjesë për motive akoma të panjohura.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë Kushtrim Syla dhe Shqipdon Syla.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.