Këta janë katër të arrestuarit që u kapën me drogë në Vërmicë

Katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat posedim, shitblerje e shpërndarje të substancave narkotike kanë rënë dje në duart e Policisë Kufitare në Vërmicë

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tre shtetas të Kosovës dhe një shtetas i Shqipërisë u arrestuan pasi u kapën me një sasi të drogës.

Siç mëson Gazeta Sinjali ata janë: Egzon Vorfaj, Ardian Gashi, Shkodran Gashi dhe Inri Gjoka.

Rastin e arrestimit e ka konfirmuar edhe Policia.