KF Rahoveci arrin marrëveshjen me trajnerin e juniorëve

KF Rahoveci ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri të juniorëve.

Kështu ka mësuar 07 Press nga burime të sigurta brenda kampit bardhekaltër.

Ky burim i ka thënë portalit se trajneri i ri do të marrë pjesë sot në takim me lojtarët e konfirmuar.

“Po, është e vërtetë. Agroni (emër imagjinar i vendosur nga redaksia) do të jetë trajner i yni i juniorëve. Sot do të konfirmohet”.

07 Press e di emrin e teknikut, por s’e ka bërë publike për të mos e zbehur entuziazmin te tifozët.