KFOR-i përmes helikopterëve vazhdon dërgimin e ushqimit në bazën në veri (VIDEO)

KFOR-i po vazhdon dërgimin e ushqimit në bazën e saj në veri përmes helikopterëve.

Kjo formë e dërgimit po bëhet për shkak se serbët lokal në veri kanë bllokuar rrugët.

Në videon e siguruar nga Kanal10 shihet dërgimi i ushqimit nga ana e KFOR-it.

Kujtojmë se ka disa ditë që në veri janë vendosur barrikadat nga serbët lokal atje dhe nuk janë duke u larguar edhe pasi Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e tjera perëndimore kanë kërkuar heqjen e barrikadave si dhe uljen e tensioneve.

Ekipi ynë po qëndron në veri duke ju sjellur informacionet më të fundit.

Këtu keni videon: