Kica-Xhelili: Kur gruaja mbështet gruan, ndodhin mrekullitë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka shkruar një status mbështetës për gratë.

Ajo ka vlerësuar se kur gruaja mbështetë gruan, atëherë ndodhin mrekullitë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se gratë duhet ta kuptojnë që e gjithë qenia e tyre duhet të mishërohet me mbështetjen e besimin ndaj vetes.

Kur gruaja mbështetë gruan, ndodhin mrekullitë. Por para së gjithash, gratë duhet ta kuptojnë që e gjithë qenia e tyre duhet fillimisht të mishërohet me mbështetjen e besimin ndaj vetes. Asgjë nuk arrihet me gjysmë zemre. Ta kuptojmë që ngritja e njërës ngrit dhe epitetin e gruas si tërësi, sikurse dobësohet po ai epitet nëse ngritemi duke shkelur tjetrën. Ta kuptojmë që konkurrenca mes të fortësh është mjedis i shëndoshë për tu rritur e ngritur dhe vet. Ta kuptojmë që rrugës do të kemi nevojë për ndihmë dhe duhet ta kërkojmë e pranojmë”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Ajo ka bërë me dije se shoqëria kosovare ka shumë punët për të arritur barazinë gjinore.

Ta kuptojmë që shoqëria jonë ka shumë punë për ta arritur barazinë faktike por që ne nuk kemi kohë të presim, e barrierat duhet t’i sfidojmë duke u bërë më të fuqishme se vet sfidat. A është lehtë? Aspak. Fer? Edhe më pak. Ambient jofalënderues? Plotësisht. Duhet ta bëjmë para së gjithash për vete. Të ndjehemi mirë që kemi bërë mirë. Të përmbushemi që sfidojmë e fitojmë. Të mos shikojmë pas për të përbaltur por reflektuar. Ta bëjmë jo veç pse mundemi, por sepse para së gjithash, kemi vendosur VET që duam”, ka shkruar deputetja e LDK-së.