Kica-Xhelili: Kur hetohet dikush i Vetëvendosjes thonë “S’po e di Albin Kurti, po e rrejnë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje në raport me drejtësinë është krejtësisht i ndryshëm, kur hetohen anëtarët e kësaj partie në raport me ata të partive tjera.

Kica-Xhelili i bëri disa krahasime lidhur me këtë.

“Kur hetohet një i afërm i Lëvizjes Vetëvendosje thonë “Nuk po e di Albin Kurti, po e rrejnë. Kur hetohet dikush i LDK-së çka thonë? “Dost i Lumir Abdixhikut”. Kur hetohet dikush i Vetëvendosjes thonë “Mos bëni gjyq publik”, kur hetohet i LDK-së ” E kanë zënë hajnin”, tha ajo në Rubikon.