Kjo është pasuria e Amir Gërgurit, shefit të Njësive Speciale

Amir Gërguri, udhëheqësi i Divizionit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Si pasuri të paluajtshme, Gërguri ka deklaruar se posedon një banesë të trashëguar nga prindrit, në vlerë 200 mijë euro. Ai po ashtu ka deklaruar 60 ari truall tokë në vlerë 300 mijë euro, të blerë në vitin 1970 nga familja e tij.

Udhëheqësi i Divizionit të Njësive Speciale ka deklaruar se vozit një veturë Mercedes Benz të vitit 2015, me vlerë 12 mijë euro.

Bashkëshortja e tij posedon një veturë Volkswagen në vlerë 8 mijë euro.

Në bankë, ai i ka të kursyera 1 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij mban afër 7 mijë euro në institucione bankare.

Paga mujore e tij është 1 mijë e 88 euro.