Kjo është shoferja e ndaluar për aksidentin me dy të vdekur në Shirokë

Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur sot pasdite në Shirokë të Suharekës.

Sinjali mëson se shoferja e ndaluar për 48 orë, si shkak i aksidentit në të cilin u përfshi është: Mirlinda Guraziu.

Në aksidentin e pasdites siç raportoi Sinjali kanë mbetur të vdekur dy të rinj: 20 vjeçari, Petrit Gashi nga Prizreni dhe 31 vjeçari, Besnik Haliti po nga i njëjti qytet.