“Kjo qeveri so kërkah, me 50.2% s’po arrinë as gjana bazike me kry, horror”, reagon Gjinovci për vdekjen e 35-vjeçares

Rron Gjinovci i ka reaguar Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rastin e 35 vjeçares që vdiq gjatë trajtimit në një ordinancë private.

Ai ka thënë MSH “nuk ka qare” pa ia dhënë të gjitha provat policisë, derisa ka shtuar se nuk është detyrë e MSH’së që të ankohet se ordinanca është ilegale, por detyrë është ta pengojë veprimtarinë ilegale.

“Ministria e Shendetesise nuk ka qare pa ja dhon krejt provat policise, ky s’eshte favor qe ju po ia boni policise. Kjo nuk eshte detyre e juja, mu anku qysh ordinanca qenka ilegale, detyre e juja eshte me pengu veprimtarine ilegale te çfaredo entiteti qe ofron sherbime mjekesore. Detyre e juja eshte me mbrojt dhe me rrite kualitetin e jetes se qytetareve. Per me bashkepunu me policine, s’keni qare. Kjo qeveri so kerkah, me 50.2% s’po arrine as gjana bazike me kry. Horror”, ka shkruar Gjinovci.

MSh sot ka thënë se ordinanca ka ushtruar veprimtari ilegale, teksa kanë kërkuar dënim maksimal ndaj të dyshuarve.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në reagimin e MSH’së.