Klan Kosovës i jepet mbështetje nga gazetarët evropianë dhe botërorë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve Ricardo Gutierrez, ka thënë se i japin mbështetje të plotë Klan Kosovës, në rastin me Ministrinë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Gutierrez tha se së bashku janë kundër cenzurimit të mediave. “Beteja e Medias. Evropa për mediat e lira”, ka shkruar ai.

Mbështetje Klan Kosovës i ka dhënë edhe Federata Globale e Gazetarëve.

Sot, u mbajt protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Protesta erdhi si revoltë ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit për Klan Kosovën nga ana e Ministrisë së Tregtisë.

Më 28 korrik, MINT e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës, duke e lënë në fuqi pezullimin e certifikatës së biznesit.