Klodian Allajbeu intervistë për revistën javore Amerikane “Newsweek”: Spitali Amerikan, lider në shëndetësinë në Kosovë dhe Shqipëri

Në revistën Newsweek është publikuar një speciale për Shqipërinë, me intervista nga përfaqësues të qeverisë dhe sektori privat, analiza dhe një vështrim i përgjithshëm mbi zhvillimin e vendit.

Kjo speciale zbulon potencialet e Shqipërisë në turizëm, shëndetsi, farmaceutikë, ndërtimin, inovacion dhe ekonomi për tregun europian.

Pjesë e këtij publikimi ishte intervista e drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan, z. Klodian Allajbeu, i cili foli për historikun e spitalit Amerikan, si nje Udhëzues në fushën e Shëndetsisë dhe potencialin e turizmit shëndetësor në Shqipëri dhe për përfitimet që kjo industri mund të sjellë në vend për vitet në vijim.

Spitali Amerikan i Shqipërisë u themelua në dhjetor 2006 si spitali i parë privat në Shqipëri. Spitali filloi aktivitetin e tij duke iu shërbyer pacientëve me probleme kardiake brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe përqindja e pacientëve që largoheshin nga Shqipëria për të marrë trajtim jashtë vendit ra për 85 për qind vetëm në vitin e parë. Që atëherë, spitali ka zgjeruar fokusin dhe specialitetet e veta dhe ka zgjeruar praninë e tij si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Synimi i tij i ardhshëm madhor është turizmi shëndetësor