Në raport me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, strategjia e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës “ka kolapsuar”, beson Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.
Këtë strategji të BE-së dhe ShBA-së, e quan “të bazuar në analizë të gabuar” teksa paralajmëron se kriza dhe shpërthime tjera të dhunës në rajon janë të mundshme.
Për Knaus kohërat “janë më të rrezikshme” që nga 2001-ta.
“Aktorët kyç në rajon presin dhunë të re, dhe përgatiten për të. Përveç nëse Gjermania, Franca dhe BE-ja zgjohen nga gjumi, do të ketë luftëra të reja”, ka shkruar ai në Twitter.
It looks as if a crisis which
– started when mayors from Serbian list in north Kosovo resigned in late 2022, at the very moment when 🇩🇪🇫🇷 pushed for acceptance of their „de facto recognition“ normalization proposal in Belgrade …
– which deepened when Serbian list boycotted new… https://t.co/345mWVmprB pic.twitter.com/2HyXHQfM5G
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) April 8, 2024