Knaus për Draft-statutin e Asociacionit: Është statut për një asociacion në Republikën e Kosovës, që integriteti territorial garantohet

Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërit prej tyre.

Knaus tutje tha se ai ka parë draft-statutin e Asociacionit dhe se nga aty integriteti territorial i Kosovës garantohet dhe thotë se asociacioni themelohet në bazë të kompetencave ekzistuese në nivel komune.

“Thotë qartë që është statut për një asociacion në Republikën e Kosovës, që integriteti territorial garantohet. E kam këtu, me vete. Thotë se territori i Kosovës garantohet, thotë se asociacioni themelohet në bazë të kompetencave ekzistuese në nivel komune, që nuk do të fitojë asnjë kompetencë ekzekutive. Para se ta diskutojmë këtë statut, dua ta di, a pajtohet komunat serbe me këto pika? Do të kishte kuptim, apo jo”, tha ai për VOA.