KOHA s’ndalet, rrit rrjetin e bizneseve – gati edhe Koha Grill & More përballë Katedrales në Prishtinë

KOHA s’ndalet asnjëherë. Dhe dëshmi më e mirë për këtë është rrjeti i bizneseve KOHA, që pas kompleksit në Prevallë, atij Grill në Abi Çarshia e Galeria Shopping Mall, Food & More në Central Park, ka gati edhe Koha Grill & More përballë Katedrales në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur vetë pronari Burim Sallauka përmes ftesave që u ka dërguar tashmë miqve e bashkëpunëtorëve.

KOHA Grill & More pritet të jetë një nga alternativat kryesore në kryeqytet sa i përket kuzhinës.