“Kokë më kokë”, përplasje e rëndë mes kamionëve në Llabjan të Artanës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Llabjan të komunës së Artanës.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale në rajonin e Gjilanit, në aksident janë përfshirë dy kamionë të cilët janë ndeshur mes vete.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, mirëpo janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.