Kolonë kilometërshe/ Mbyllet rruga ku ndodhi aksidenti i rëndë në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbi urën në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një numër i madh i automjeteve.

Raportohet se 5 autoambulanca kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, teksa 16 vetura janë përfshirë në aksident.

Për numrin e të lënduarve ende nuk dihet.

Sipas informacioneve të fundit thuhet se kjo pjesë e rrugës është bllokuar përkohësisht deri në largimin e veturave dhe si pasojë e aksidentit janë shaktuar edhe kolona të gjata.