Komuna e Mitrovicës do i ndajë nga 100€ për familjet me asistencë sociale

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Mirëqenie sociale, ka njoftuar se familjet me gjendje të rëndë ekonomike e që marrin asistencë sociale, do tu ofrohet mbështetje prej 100 euro.

Komuna njoftoi të gjithë përfituesit e ndihmave sociale që të bëjnë hapjen e llogarive bankare në mënyrë që të bëhen përfitues të pagesës prej 100 euro.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Mirëqenie Sociale për të gjitha ato familje me gjendje të rëndë ekonomike, e që marrin asistencë sociale do të ofroj mbështetje financiare në shumë prej 100 euro.

Andajnjoftohen të gjithë përfituesit e ndihmave sociale që të bëjnë hapjen e llogarive bankare në mënyrë që të bëhen përfitues të pagesës prej 100 euro.

Hapja e llogarive bankare duhet të bëhet në emër të bartësit të listës nga data 17.08.2022 deri me 02.09.2022.