Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro për familjen Brahimi që u lënduan nga shpërthimi në Kçiq

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se komuna do të merr vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për familjen Brahimi, që u lënduan nga bombola e gazit, pasditen e së shtunës.

Hamza mes tjerash u uroi shërim të shpejt të lënduarve, njofton Klankosova.tv.

“Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, shkroi Hamza.