Konfiskohen uniforma të Policisë së Serbisë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot në Leposaviq 20 palë uniforma të Policisë së Serbisë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Rreth 20 palë uniforma të Policisë së Serbisë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës”, tha Elshani.