Konsultime “të ngushta” mes Kurtit e Hysen Durmishit gjatë ndejës në Prizren

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke biseduar me kryeministrin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur  një Tribunë për 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e cila ka vazhduar me një ndejë aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Këtë event e ka shfrytëzuar Kurti për të biseduar me Durmishin, i cili është zëvendës i Liburn Aliut në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nuk dihet se çfarë kanë folur dy protagonistët, por fotografia që e ka publikuar Durmishi po publikohet dhe komentohet në rrjetet sociale.