Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, mbajti një fjalim në emër të grupit parlamentar të partisë më të madhe në vend, ku ka folur për bujqësinë.
Teksa foli për korrje-shirrjet dhe ndihmën që Qeveria e Kosovës dha për sektorin e bujqësisë, ai përmendi edhe Vreshtarët.
Korenica në adresimin e tij kërkoi nga subjektet prodhuese që janë bodrumet, të pranojnë rrushin e Vreshtarëve.
Ai po ashtu kërkoi që Qeveria e Kosovës bashkë me Qeverinë e Shqipërisë të shikojnë mundësi për të bashkëpunuar në mënyrë që rrushin Vreshtarët ta shesin edhe në shtetin shqiptar.
Lajm i rëndësishëm për bujqit e fermerët, hapen aplikimet për grantet e vitit 2022