Kosova bëhet anëtare e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, Maqedonci jep detaje

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me homologun e tij të Lituanisë, Laurynas Kasciunas, sipas të cilës Kosova është zyrtarisht pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën.

Maqedonci tha se Kosova bëri një hap të rëndësishëm në përfaqësimin dhe rolin e saj në sigurinë globale.

Ai njoftoi se ky koalicion ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit.

“Sot në Bruksel me Ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Laurynas Kasčiūnas, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët sipas të cilës Kosova edhe zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, duke u bërë kësisoj shteti i 17-të anëtar i këtij koalicioni që ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit, zotim ky që e kemi dhënë si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, e që është një hap tjetër i ndërmarr nga ana e Kosovës për popullin ukrainas pasi veçse tanimë kemi dorëzuar dy pako mbështetëse ushtarake.