Gjatë ditës së sotme Kosova do të ballafaqohet me temperaturat më të larta të kësaj vere. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 38 gradë, duke shënuar kështu ditën më të nxehtë të kësaj vere deri më tani.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17”, thuhet në njoftimin e IMH-së.
Emërohet bordi i kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”
E temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidmos tek të moshuarit.
Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtIt që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik rekomandohet që personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.
Zbulohet identiteti i “vajzës së Prokurorit” që kërcënoi kalimtaren (EMRI)