Kosovari gjen 470 euro në një portofol të huaj, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës, stacioni në Kllokot ka bërë të ditur se një qytetar me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur afër një qendre tregtare.

Sipas policisë, në portofol kishte një shumë parash prej 470 euro dhe dokumente personale.

“Pas verifikimit policia ka gjetur pronarin e portofolit i cili ishte nga qyteti i Ferizajt duke e ftuar në stacion dhe të njëjtit konform procedurave i është dorëzuar portofoli, paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajm i mirë: Gjermania zyrtarisht hap edhe më shumë dyert për kosovarët