Kosovë, një personi i vjedhin para në xhirollogarinë bankare

Një person nga Obiliqi ka raportuar në polici se i janë vjedhur disa dollarë amerikanë në xhirollogarinë bankare të tij nga 3 deri 13 tetori, derisa ai ishte duke kryer një pagesë për një kompani që operon jashtë Kosovës.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person i tretë ka ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme duke modifikuar faturat dhe ka bërë tërheqjen e shumës së parave.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kompetente janë duke hetuar rastin, transmeton Klankosova.tv