KQZ ia ndan 360 mijë euro Listës Serbe, 40 mijë më shumë se AAK-së

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare për partitë politikë, fond ky që përfshin vlerën prej 4 milionë e 800 mijë euro.

Ndërkohë, një reagim të ashpër në lidhje me këtë e ka bërë ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i cili ka vërejtur se një pjesë e madhe e parave është ndarë edhe për Listën Serbe.

Ramadani ka bërë thirrje që mos të financohet Lista Serbe dhe të shpallet jokushtetuese.

“A thua vendimi i djeshëm i KQZ-së për ta financuar Listën Serbe me 360 mijë euro ka mbetur pa u vërejtur?” – ka thënë ai.

Ndërkohë, vërehet se sipas numrit të ulëseve, Lista Serbe do të marrë më shumë para sesa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.