KQZ-ja mblidhet sot, pritet pezullimi i një partie politike

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për këtë mbledhje janë paraparë të shqyrtohen pesë pikë të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje pritet të bëhet pezullimi i një partie politike.

Rendi i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr. 22/2023

  1. Rekomandimet nga ZRCKFSP

– Shqyrtimi i rekomandimit për pezullimin e partisë politike Republikanet e Kosoves

  1. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

– Shqyrtimi dhe miratimi i ftesës për KQZ nga OSBE ODIHR në Punëtorinë Rajonale për Administrimin Zgjedhor, Sarajevë, Bosnje dhe hercegovinë;

– Ftesë nga International Republican Institute për pjesëmarrje në Open Government Partnership Annual Summit, Tallin, Estoni;

  1. Këshilli për Personel

– Njoftim nga Grupi punues për draftimin e Rregulloreve të Brendshme të KQZ;

– Rekomandimet nga Sekretariati i KQZ;

  1. Te ndryshme