Deputetja nga radhët e LDK-së Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti gënjeshtar.
Krasniqi në një shkrim në Facebook tha se Kurti nuk po gënjen veç për toke por edhe për hava.
“Po thotë se në qeverisjen e tij “më shumë qytetarë kthehen në Kosovë se sa që largohen”.
Definitivisht, rrena dhe Kurti kanë një marrëdhënie të përhershme”, shkroi Krasniqi.