Krasniqi: Kurti nuk e ka legjimitetin t’i shkatërrojë aleancat e Kosovës

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas konferencës së jashtëzakonshme të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha  se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

Sipas tij një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme por edhe alarmante pasi kryeministri Kurti dhe qeveria e tij  me gabimet e tyre po e sjellin punën që të dëmtohen raportet ShBA-Kosovë.

“Një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme por edhe alarmante sepse kur zoti Kurti dhe Qeveria e tij me veprimet dhe gabimet e tyre e sjellin punën që qeveria amerikane edhe përmes ndihmë sekretarit të shteti edhe përmes deklarimit të konferencat të jashtëzakonshme të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë del dhe e thotë qartazi se partneriteti mes Kosovës  dhe Amerikës është dëmtuar”.