Krasniqi: Kurti nuk guxon me hy në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim të shkojë në veri dhe sipas tij kjo Qeveri veç se e ka zvogëluar sovranitetin.

“Zoti Kurtin unë e kam ftu në Kuvend i kam thanë hajde shkojmë bashkë ti i pari unë i dyti, kur dush tash po nisemi ditën natën çfarëdo kohe, nuk ka guxu! U dashtë me i marrë 50 forca speciale për me shku me i shkep 10 minuta ka një bakllave me bo një video e me u kthy. Nuk guxon z.Kurti me hy në veri, çka ka bo është ka ndëmrrë veprime të cilat sot e kanë zvogëlu edhe atë sovranitet që e kemi kriju ne si PDK duke e udhëheq Qeverinë prej vitit 2011 e tutje”, tha Krasniqi për emisionin “Click” në RTV21.