Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, këtë javë ishte i ftuari i radhës i emisionit n’Mejdan me Shkumbin Kajtazin.
Ai ka folur për shumë tema politike dhe të tjera në vend, shkruan lajmi.net.
Krasniqi tutje ka thënë se legjislatura aktuale e Kuvendit nuk meriton të vazhdoj punën.
Kreu i PDK’së gjithashtu i kërkoi shefit të Qeverisë Albin Kurti, që të shkojë në zgjedhje.