Krasniqi për Kadarenë: Gjigant i letrave shqipe, nuk do ta harrojmë kurrë

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

“Lamtumirë, Gjenerali i letrave shqipe! Gjatë jetës, ndonjëherë mendojmë se disa nga personalitetet të cilat na kanë frymëzuar dhe që me veprimtarinë e tyre jemi rritur e formësuar – do t’i kemi pranë përgjithmonë. Megjithatë, ja që vdekja është e pamëshirshme dhe troket në derën e secilit – edhe të gjigantëve.”

Krasniqi ka thënë se se Kadare ishte gjigant i letrave shqipe.

“Ismail Kadare, me një stil krejt të veçantë dhe origjinal, ishte një gjigant i letrave shqipe. Një personalitet dhe një zë i cili përgjatë jetës së tij i bëri jehonë thellësive të historisë, kulturës dhe vetë shpirtit tonë njerëzor.”