Krasniqi për Osmanin: Kur bëhet fjalë për interesin e shtetit, duhet ta marrë anën e shtetit e jo të Albin Kurtit

Në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar krerët e shtetit, nisur nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ai thotë se ka pasur pritje të tjera për Presidenten Osmani, nisur nga karakteri politik i mëhershëm i saj.

Krasniqi thotë se ajo ma herët ka qenë “më e vendosur, më rebele” ndaj autoriteteve, ndërsa tani thotë se është krejte nënshtruar ndaj Kryeministrit Albin Kurti.

“Asnjë fjalë nuk e ka thënë për përjashtimin e FSK-së nga stërvitjet Defender Europe, a është Komandante Supreme e ushtrisë. Asnjë fjalë nuk e ka thënë për sanksionet ndaj Kosovës”, thotë kreu i PDK-së.

Krasniqi shton se ndonëse Presidentja e ka fituar mandatin në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ka pritur nga ajo që do ta thotë qëndrimin e saj, kur bëhet fjalë për interesin e shtetit, “duhet ta marrë anën e shtetit e jo të Albin Kurtit”.