Krasniqi: Vepra intelektuale dhe politike e Rugovës ka lënë gjurmë drejt arritjes së qëllimeve për liri dhe pavarësi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes.

Krasniqi potencoi se vepra intelektuale dhe politike e Rugovës ka lënë gjurmë drejt arritjes së qëllimeve për liri dhe pavarësi.

“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran”, shkroi Krasniqi.

“Vizioni i tij për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar gjithmonë, ashtu si edhe shembulli që dha në kultivimin dhe ruajtjen e raporteve të mira me aleatët e shtetit tonë”.

“Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarës