Krimi në Ferizaj: Gruaja që u vra është rreth 21-vjeçare, burri i dyshuar rreth 36-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën pasi pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin e Ferizaj, mbeti një grua e vdekur, teksa u plagos një burrë.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gruaja që mbeti e vrarë pas të shtënave është Erona Cokli, 21-vjeçare.

Gazeta poashtu përmes burimi mësoi edhe emrin e personi që shtiu me armë në drejtim të viktimës, që dyshohet se është bashkëshorti i saj.

Mediumi ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu, 36-vjeçar.

Lidhur me rastin dha detaje edhe Policia e Kosovës:

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.