Kryeministri malazez kërkon drejtësi për gjashtë shqiptarët e vrarë nga forcat jugosllave në kufirin Kosovë – Mali i Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq ka kërkuar drejtësi për gjashtë civilët shqiptarë – në mesin e të cilëve dy fëmijë – u vranë nga forcat ushtarake serbo-jugosllave në një pjesë të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Millatoviq madje ka kërkuar që në vend të ngritet edhe një përmendore në kujtim të viktimave shqiptare.

“Në Kaludjerski laz, një fshat afër kufirit me Kosovën, anëtarët e Ushtrisë Jugosllave, JNA, vranë gjashtë civilë shqiptarë të Kosovës, duke përfshirë dy fëmijë, më 18 prill 1999. Pesë të tjerë u plagosën në sulmin, i cili ndodhi gjatë bombardimeve 78-ditore të NATO-s ndaj Jugosllavisë, që synonte të detyronte presidentin Slobodan Millosheviç të tërhiqte forcat serbe nga Kosova”, raportoi Balkan Insight.